MARRĖDHĖNIŻET MES NDĖRMJET REPUBLIŻKĖS SĖ SHQIŻPĖRSIŻSĖ DHE REPUBLIŻKĖS SĖ SAPOFORMUAR TĖ TURQIŻSĖ (1920-1938)

Anila POLAT

Populli Turk dhe ai Shqiptar pėr vite me rradhė jetuan bashkė nėn tė njejtin sundim. Por me rėnien e Perandorisė Osmane kėto dy popujve u desh qė tė krijojnė shtetet e tyre. Pas kėsaj marrėdhėniet miqėsore mes ketyre dy popujve vazhduan dhe u bėnė marrėveshje me qėllim qė tė forcohen lidhjet mes kėtyre dy shteteve tė sapo formuara. Gjatė viteve 1920-1938 marrėdhėniet Turqi-Shqipėri u ndėrprenė dy herė e kjo pėr arsye tė gjendies qė ishte krijuar nė Ballkan. Megjithatė miqėsia mes kėtyre dy popujve s’u prish asnjė herė.

 

 

Nė vitet 1900, udhėheqėsit e Rilindjes shqiptare ishin tė bindur se kishte ardhur koha qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur nga Perandoria Osmane pėr arsye se ky supershtet ishte nė rėnie dhe rrezikonte qė bashkė me veten tė fuste nė varr edhe Shqipėrinė. Nė tė njejtėn kohė sipas tyre hapi me i rėndėsishem ishte qė te formulohej dhe tė pėrhapej alfabeti i shqipes. Nė vitet 1908-1912 bashkė me pėrpjekjet e shumta pėr hapjen e shkollave shqipe i shtuan punimet pėr tė shpallur pavarėsinė.  Por pėr arsye se mes forcave shqiptare akoma s’ishte arritur njė Bashkim i mirfilltė, shumė prej kėtyre pėrpjekjeve qenė tė pasuksesshme. Nė vitin 1911, nė zonat shqiptare tė Veriut filloi njė nga kryengritjet mė tė gjėra tė bėra deri atėherė, por Perandoria Osmane dėrgoi njė ushtri te madhe tė drejtuar nga gjenerali Mahmut Ževket (Shevket) Pasha dhe si ndihmės i tij ishte emėrtuar Mustafa Qemal-i i cili mė vonė pikėrisht me datė 15 Dhjetor 1911 do tė transferohej nė njė detyrė tjetėr. Mustafa Qemal qėndroi nė zonat shqiptare gati 8-tė muaj.

Nė vitin 1912 nė Shqipėri ishte siguruar bashkimi dhe ndihma e nevojshme pėr tė pėrfunduar me sukses punimet pėr pavarėsi. Nė Maj tė kėtij viti filloi njė kryengritje tjetėr e cila shumė shpejt u pėrhap nė tė gjitha viset Shqiptare. Pas shumė betejash me forcat osmane, e pas shumė takimesh me tė dėrguarit nga qendra e perandorisė mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė u shpall pavarėsia e Shqipėrisė dhe u bė Mbledhja e parė e Kuvendit Kombėtar. Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.

Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė nuk do tė thonte qė midis popullit Shqiptar dhe atij Turk do tė ndėrpritej miqėsia qė vazhdonte prej shekujsh. Me fillimin e Luftės sė Parė Botėrore Perandoria osmane nuk arrinte tė merrte rregullisht lajme nga viset Shqiptare. Vetėm nė vitin 1920 do tė arrihej qė tė krijoheshin kushtet e nevojshme pėr tė krijuar lidhjet diplomatike midis dy vendeve. Bisedimet pėr tė forcuar lidhjet diplomatike Turqi-Shqipėri filluan me kėrkesėn e palės shqiptare dhe me ftesėn e Turqisė. Gjatė kėsaj kohe megjithė ndėrhyrjet e Italisė dhe Serbisė, Shqipėria nė saj tė vijės politike qė po ndiqte vazhdoi tė pėrparonte drejt rrugės pėr demokratizim.

Nė vitin 1921, Selahattin Shkoza (ka mbaruar shkollėn ushtarake nė Stamboll dhe pėr nje kohė tė gjatė ka qenė gjeneral nė ushtrinė Osmane e pasi doli nė pension ėshtė marrė me tregti nė viset turke) kthehet nė Shqipėri e u zgjodh ministėr i mbrojtjes. Ai ishte i pari Ushtarak shqiptar qė hartoi  njė paketė tė rėndėsishme ligjore pėr ushtrinė Shqiptare. Sipas burimeve nė Shqipėri, Selahattin Shkoza u kthye nė Shqipėri me porosi tė Ataturkut. Njė fakt qė s’mund tė ndryshohet ėshtė qe Selahattin Shkoza ka patur korrespondencė me Mustafa Qemalin. Njė nga pėrgjigjet e letrave qė Mustafa Qemali i ka dėrguar Selahattin Shkozėz vijon mė poshtė:

Zotit Salahaddin nga Miralau qė merret me tregti nė Antala dhe qė ka qenė gjeneral nė ushtri,

U kėnaqa shumė shpirtėrisht kur mora vesh qė nga ana e Kuvendit Popullor jeni zgjedhur ministėr i mbrojtjes.

Pėr arsye se prej njė kohe tė gjatė s’marrim lajme e tė dhėna tė sigurta nga Shqipėria, qeverisė sė Ankarasė s’i ngelet gjė tjetėr veē tė shprehė mendime dhe dėshira tė pėrgjithshme.

Mė poshtė kemi shkruar mendimet tona:

Sė pari: ata qė kėrcėnojnė Shqipėrinė janė, Rumėt(Greqia), Sllavėt dhe Żtalianėt, ndėr kėta armiq mė pak tė rrezikshėm janė Italianėt, prandaj dhe na duket e arsyeshme qė pėr t’ju bėrė ballė armiqve tė tjere tė mbėshteteni tek Żtalianėt.

Sė dyti: tė bėhen pėrpjekje pėr tė thelluar paqen midis Shqiptarėve dhe temat si Feja e shtypshkronjat pėr momentin tė lihen me njė anė.

Sė treti: tė forcohen lidhjet shpirtėrore tė Shqipėrisė si me qeverinė e Ankarasė ashtu dhe me pjesėn tjetėr tė botės myslymane. Ėshtė e nevojshme qė tė gjithė popujt Islamė tė bashkohen me qėllim qė tė mbėshtesin njėri-tjetrin dhe tė shpėtojnė nga kjo gjendje. Prandaj dhe duhet punuar pėr kėtė mbėshtetje.

Me kėtė qėllim nė Ankara mund tė dėrgoni njė njeri qė tė kemi lidhje tė vazhdueshme dhe nė tė njejtėn kohė tė krijohen lidhje me Talat Pashėn qė ndodhet nė Berlin.

Pasi tė kemi arritur tė marrim lajme vazhdimisht mund tė shohim se sa mundėsi kemi pėr tė bashkėpunuar e pėr tė vepruar e sa tė suksesshėm mund tė jemi.[1]

Gjatė kėsaj kohe pėr shkak tė presionit tė popullit qeveria Shqiptare u detyrua qė tė bėjė marrėveshje me qeverinė Turke. Nga ana tjetėr Mustafa Qemali nė fjalimin qė bėri nė hapjen e mbledhjes sė tretė tė Kuvendit Popullor tė Turqisė pikėrisht me 1 Mars 1922 foli pėr qėndrimin e popullit turk ndaj popullit shqiptar qė po pėrpiqet pėr liri e demokraci. Ai theksoi qė shpreson qė Shqipėria do tė forcohet dhe se dėshiron qė marrėdhėniet me ketė shtet do tė rregullohen. Ky fjalim ėshtė mbajtur nė njė kohė kur Turqia akoma nuk ishte shpallur republikė. Fjalimi fjalė pėr fjalė ėshtė:

Pėr sa i pėrket Shtetit Shqiptar: pėr qindra vjet merradhė(bashkejetuam?) jetuam bashkė me popullin e kėtij shteti Myslyman. Pėr njė kohė tė gjatė bashkuam jetėn me ta dhe patėm tė njejtin shkrim. Ky popull dhe shtet me tė cilin kemi tė njejtėn fe duhet ta kuptojė qė kanė nevojėn e mbėshtetjes tonė pėr tė ruajtur egzistencėn dhe pėr tė qenė tė lumtur.  Duhet tė merren masa pėr ta shpėtuar nga kjo gjendje e vėshtirė qė ėshtė krijuar. Kėtė gjė e dėshiroj shumė dhe shpresoj.[2]

Pas bisedimesh qė zgjatėn shumė mė nė fund u arrit qė tė krijoheshin lidhjet diplomatike Shqipėri-Turqi dhe nė dhjetor tė vitit 1923 u firmosėn tre marrėveshje: “Marrėveshja e Miqėsėsė” ndryshe mund tė themi marrėveshje pėr marrėdhėniet diplomatike, marrėveshja pėr hapjen e ambasadave dhe sė fundmi marrėveshja pėr shtetasit shqiptarė. Por pėr arsye tė qėndrimeve tė ndryshme qė mbanin dy shtetet ndaj problemit tė shqiptarėve qė rrojnė nė Stamboll marrėveshja e fundit u anullua kėshtu qė u eleminua mundėsia e keqkuptimeve pėr kėtė temė. Tė gjitha kėro zhvillime ndiqeshin nga shtypi nė Stamboll dhe me anė tė gazetave “Paqja” e “E drejta” tė gjithė shqiptarėt qė ndodheshin nė Stamboll informoheshin.

 

Delegacioni Shqiptar:

Thonė qė Ambasadori Shqiptar do tė dėrgohet ne kryeqendrėn e Turqisė pra nė Ankara.

Delegacioni Shqiptar qė gjendet nė qytetin tonė pikėrisht Kryetari i Kuvendit popullor Shqiptar zoti Ežref, Zoti Cafer dhe drejtori i pashaportave Shqiptarė nė Stamboll Zoti Nezir Bej dje u takuan me njė gazetarin tonė. Tre shqiptarėt e kėtij delegacioni u pėrgjigjėn pyetjeve tona si mė poshtė:

1- Tė enjten do shkojmė nė Ankara. Shpresojmė qė pėr njė kohė prej 10 ditėsh do t’i mbarojmė punėt qė kemi atje. Turqia deri tani nuk e ka njohur shtetin tonė. Qėllimi jonė ėshtė qė sė pari Turqia tė njohė shtetin tonė dhe mė pas tė krijojmė lidhjet dypalėshe sipas njė vije tė pėrshtatėshme politike. Shpresojmė qė nė punimet qė do tė bėjmė tė kemi lehtėsime. Pyesni se ku do tė qėndrojė ambasadori jonė qė do emėrtohet nė Turqi pėrgjigjja ėshtė; aty ku ėshtė qendra e Turqisė aty do tė jetė dhe Ambasada jonė pra nė Ankara.[3]

Vetė Ahmet Zogu pasi u zgjodh president mė 1 Shkurt 1925 do t’i vlerėsonte dhe ēmonte kėto marrėveshje tė bėra nė vitin 1924 si edhe me fillimin e forcimit tė demokracisė nė Shqipėri. Ai mė 19 Prill 1925 do t’i dėrgonte Ataturkut kėtė letėr:

I nderuar President,

Nė Ankara pra brenda republikės tuaj ėshtė formuar njė grup i pėrbėrė nga parlamentarė qė do tė ndjekin vazdimėsinė e marėdhėnieve sipas Protokollit tė firmosur nga tė dyja palėt me anė tė cilit u rivendos miqėsia dhe dashamirėsia mes dy popujve tanė.

Duke shfrytėzuar kėtė moment tė rėndėsishėm me sinqeritet dhe nga zemra dua tė uroj popullin heroik turk i cili megjithėse ishte nė njė gjendie shumė tė vėshtirė arriti me sukses tė ēonte deri nė fund kėto ndryshime kaq tė vėshtira dhe tė rėndėsishme. Me anė tė kėsaj letre kam dėshirė qė tju dėrgoj pėrshėndetjet dhe urimet e mia mė tė sinqerta.

Lidhjet e pėrsosura tė pėrbashkėta mes popujve tanė nė tė shkuarėn kanė vėrtetur miqėsinė tonė dhe shpresoj qė me anė tė kėtyre marrėveshjeve nė historinė e tė ardhmes tė shkruhet pėr miqėsi e paqe.

Ju lutem pranoni pėrgėzimet e mia dhe, edhe njė here dėrgoj pėrshėndetjet mė tė sinqerta e respektin tim.[4]

Nė letrėn me datė 28 Korrik 1925 qė Musta Qemali ja dėrgoi presidentit Ahmet Zogu me qėllim qė tė lejohet tė hapet njė ambasadė Turke nė Shqipėri shkroi kėto rreshta.

Nė periudhat e gjata tė historisė dy popujt tanė nė shumė tema e ndodhi kanė patur tė njejtin fat . Duke shpresuar se do tė forcohen akoma mė shumė lidhjet dhe miqėsia mes dy popujve tanė dua t’ju siguroj qė unė dhe qeveria e republikės time do punojmė pėr tė bėre tė pamundurėn me qėllim qė tė shėrbejmė nė tė mirėn e dy popujve tanė.[5]

Ataturku mė 13 Mars 1926 pranoi hapjen e Ambasadės sė parė shqiptare nė Ankara, Turqi. Kurse nė fjalimin e hapjes sė pjesės sė katėrt tė mbledhjes sė dytė tė Parlamentit Popullor Turk pėr pėrpilimin e ligjeve e bėrė nė 1 Nėntor 1926, Ataturku theksoi edhe njė herė se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė forcohen lidhjet mes dy popujve tanė dhė tė mbėshtesin njėri-tjetrin.

Nga ana tjetėr Ahmet Zogu ndoqi njė vijė politike tjetėr dhe me 22 Nėntor tė vitit 1927 bėri njė marrėveshje mirėbesimi me Italinė dhe pėr njė kohė shumė tė shkurtėr kjo marrėveshje do tė shndėrohej nė njė bashkim politik. Mė vonė nė bazė tė kėsaj marrėveshje dhe nėn ndikimin e politikės sė jashtme Ahmet Zogu mė 1 shtator 1928 do tė shpallte veten mbret. Shqipėria do tė drejtohej nga mbreti dhe njė grup parlamentar. Kjo ngjarje ju raportua parlamentit Turk me anė tė kėsaj letre tė shkruar nga Kryeambasadori i Turqisė qė ndodhej nė Tiranė:

Tė nderuar deputetė. Sot nė mėngjes nė oren 9:15 u shpall mbretėri dhe Presidenti Ahmet Zogu u  shpall Mbreti Zogu i Parė ose Ndryshe ėshtė e detyruar tė thuhet Mbret i Shqipėrisė. Nėna e mbretit do tė quhet Nėna Mbretėreshė dhe motrat e vėllezėrit e tij do tė quhen princ e princesha. Mbreti sot nė orėn pesė pas dreke do tė bėjė fjalimin e parė zyrtar para parlamentit. Nė njė bisedim tė bėrė me tė dėrguarit e parlamentit mora njė ftesė gojore pėr tu takuar me presidentin e nė se e pranoj kėtė ftesė duhet tė shkoj i veshur me kostum e me njė kepele. Franca Anglia dhe shtetet e tjera tė vogla qė marrin pjesė nė pakt e kanė njohur kėtė ndryshim tė qeverisjes. Bėjmė tė ditur qė ambasadorėt tanė do tė veprojnė ashtu siē u duket juve se ėshtė mė e pėrshtatėshme.[6]

Nė sajė tė pėrpjekjeve tė shumta tė Musolinit Żtalia dhe shumė shtete tė tjera e njohėn Mbretėrinė me Parlament tė Shqipėrisė. Nė njė kohė qė gjithė shtetet evropiane e njohėn Mbretėrinė e sapoformuar, Mustafa Qemal dhe Republika e Turqisė s’e pranoi njė ndryshim tė tillė.

Disa gazeta nė Angli shkruan se sė shpejti edhe Mustafa Qemal nėn shembullin e Ahmet Zogut  do tė shpallte veten Mbret tė Turqisė. Lajmet janė si mė poshtė:

“The Daily Telegraph, 01.09.1928”

KĖNG QEMAL?

AN ANGORA REPORT.

Constantinople Friday. A message from Angora states that Qemal Pasha contemplates following the example of Ahmet Zogu of Albania, and proclaiming himself King of Turkey.

He has received numerous petitions urging him to transform Turkey into a monarchy.

 

“Manchester Guardian, 01.09.1928”

QEMAL TO FOLLOW SUIT?

A message from Angora states that Qemal Pasha contemplates following the example of Ahmed Zogu of Albania and proclaiming himself King of turkey. He has received numerous petitions urging him to transform Turkey from a republic to monarchy. [7]

Mustafa Qemal e shprehu qartė mendimin e tij ndaj kėtij ndryshimi tė qeverisjes nė Shqipėri dhe me 3 tetor 1928 do tė thėrriste Ambasadėn tė kthehej nė Turqi me anė tė kėsaj letre.

I nderuari president,

Mora lajmin pėr rėnien e mėnyrės sė qeverisjes nė Shqipėri. Nė lidhje me kėtė temė tė rėndėsishme shteti Shqiptar s’na ka treguar asgjė mė pėrpara. Madje edhe kur po percillja delegacionin shqiptar qė erdhi nė Stamboll i pyeta se si po shkojnė punėt nė vėndin tuaj nė lidhje pėr kėtė temė dhe mė tha qė akoma s’ka tė dhėna pėr njė gjė tė tillė.  I nderuar president ėshtė e rėndėsishme qė t’ju them se ėshtė e nevojshme qė ambasadorėt tanė tė kthehen nė Turqi, kjo me qėllim qė tė vendosim mė drejt dhe tė vlerėsojmė edhe njė herė gjendjen e krijuar prej peripecive tuaja prandaj lutemi qė Shteti Shqiptar tė japė lejen e nevojshme qė Zotit Żlyas i duhet bashkė me dokumentet e tjera. Me kėtė rast do tė vlerėsojmė edhe njė herė kėtė rėnie tė papritur tė mėnyrės sė qeverisjes.[8]

Mustafa Qemali theksoi se asnjėherė s’ka pėr ta njohur kėtė rregjim dhe shtoi qė me kėtė veprim Ahmet Zogu tredhėtoi popullin dhe shtetin Shqiptar. Edhe media Turke e mbėshteti udhėheqėsin e Turqisė e pėr njė kohė tė gjatė Gazetat Turke vazhduan tė thonė Zoti Ahmet e jo Mbreti Ahmet. Pėr kėtė arsye Qeveria e Zogut ndaloi hyrjen  e gazetarėve turq nė vend.

Ahmet Zogu, kur pa qė Mustafa Qemali vazhdonte tė insistonte nė mos njohjen e Mbretėrisė duke nxjerr si shkak vėshtirėsitė ekonomike urdhėroi kthimin e Ambasadorėve Shqiptarė qė ndodheshin nė Ankara e mė vonė tėrhoqi edhe konsullatėn e Stambollit dhe i la Italisė detyrėn pėr t’u marrė me tė drejtat e shqiptarėve qė jetojnė nė Turqi. Nga ana tjetėr shqiptarėt qė jetonin jashtė shtetit dhe pėrkrahnin republikėn e Ataturkut i dėrguan njė telegram ku e pėrgėzonin dhe e mbėshtesnin pėr qėndrimin qė mbante. Mbreti Zog duke ngelur perballė njė gjendje tė tillė hapi njė gjygj kundėr njerėzve qė dėrguan telegramėt me urime dhe megjithėse s’ishin nė gjygj ky grup u dėnua me vdekje. Ky vendim u botua nė gazetėn zyrtare tė shtetit Shqiptar.

Gazeta Zyrtare e Qeverisė Shqiptare 16 Korrik 1929. Gazeta numėr 38:

Vendimi i gjygjit politik tė Tiranės.

Nė emėr tė Mbretit Zogu i Parė

Pasi u lexuan dokumentet dhe u shqyrtua ēėshtja:

Trupi gjykues: sipas pėrmbajtjes sė telegrafit numer 2206 dėrguar Presidentit tė Turqisė MUSTAFA QEMAL Pashės e duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e dokumentave tė pandehurit nė mungesė Rexhep Shala, Nikol Ivanov dhe Jusuf Lohjani, ėshtė kėrkuar dhe vendosur nga parlamenti mbrojtės qė tė dėnohen si fajtor pėr arsye se kanė krijar njė grupim tė fshehtė qė vepron nė dėm tė popullit.

Pėrmbajtja e telegramit qė i ėshtė dėrguar Presidentit tė Turqisė Mustafa Qemal Pashės me anė tė gazetės “Veēerna Posta” eshtė si mė poshtė.

Shqiptarėt e mėrguar pėrshėndesin Qemal Pashėn.

Ankara ,31 težrinievvel 928. – Presidentit tė Turqisė Qemal Pasha,

Dje me anėn e njė radioje ka marrė kėtė telegram urimi nga mėrgimtarėt shqiptarė qė ndodhen nė Evropė:

“Na lejoni t’ju falenderojme nga zemra  e tė shprehim mirėnjohjen tonė pėr qėndrimin qė mbani. Jemi shumė tė kėnaqur qė s’e njihni Ahmet Zogun si Mbret dhe qė e quani atė si tradhėtar tė republikės. Ju lutem na lejoni qė sipas vendimit qė kemi marrė ne Shqiptarėt e diasporės tė protestojmė shtetet e tjera qė s’e duan tė mirėn e vendit tonė dhe qė e njohin mbretėrinė.

Nė emėr tė Grupit nacionalist shqiptar

Partia Republikane

shefi: NŻKOL IVANOV

Sekretari: REXHEP SHALA

Oficeri: JUSUF LOHJA

 

Sipas dokumentit tė telegramit tė dėrguar Presidentit tė Turqisė MUSTAFA QEMAL Pasha tė paditurit nė mungesė Rexhep Shala, Nikol Ivanov dhe Jusuf Lohjani ėshtė provuar qė kanė formuar njė grup tė fshetė e tė jashtėligjshėm.

Grupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentet dhe dėgjoi zėrin e ndėrgjegjes vendosi qė tė pandehurit janė fajtorė e mė pas u mblodhėn pėr tė vendosur dėnimin qė duhet tė marrin sipas ligjeve u vendos qė tė pandehurit nė mungesė tė dėnohen me vdekje.

Sipas pikės sė katėrt tė paketės sė ligjit pėr politikėn u vendos qė shteti do marri tė gjithė pasuritė e tė pandehurve nė mungesė.

Tiranė, 11 Qershor 1929 [9]

Acarimi i gjendjes mes Turqisė e Shqipėrisė u ndje edhe nė shtyp. Gazeta “Shekulli i Ri” qė shtypej nė Durrės botonte njė rubrikė me kujtimet e Mustafa Qemalit. Kjo rubrikė menjėherė u hoq nga gazeta. Tashmė edhe shqiptarėt ishin ndarė nė dy grupe; grupi qė mbėshtiste mbretėrinė dhe grupi qė mbėshtiste republikėn.

Pėrpjekjet e diplomacisė fashiste e tė vetė Musollinit pėr tė bėrė qė Mustafa Qemali tė ndėrrojė qėndrimin ndaj Ahmet Zogut pėrfunduan tė pasukseshme. Ky acarim Turqi-Shqipėri zgjati gati tre vjet. Mė 20 Tetor 1931 nė Stamboll u organizua Konferenca e dytė e Ballkanit ku mori pjesė edhe njė delegacion nga Shqipėra. Delegacioni shqiptar u prit nga pala turke e u bisedua pėr mundėsitė se si mund tė rregullohen marrėdhėniet mes dy shteteve. Mustafa Qemali tė gjithė kryetarėve tė shteteve tė Ballkanit u dėrgoi nga njė telegram urimi me rastin e konferencės. Ai nuk harroi t’i dėrgonte njė telegram edhe Ahmet Zogut nė tė cilin ai do ta quante mbret dhe Mberti Zog  telegramin e pranoi sikur Turqia e njohu mbretėrinė e tij.

Pėr Turqinė problemi mė i rėndėsishėm ishte qė tė zgjidhen problemet midis shteteve tė Ballkanit qė la Pakti i Lozanės i firmosur nė vitet 1930 dhe tė shpėtohet nga njė luftė e mundshme. Si rrjedhojė ambasada e Shqipėrisė nė Turqi s’u hap menjėherė. Ambasada arriti tė rihapet mė 14 Maj 1933 pasi Mustafa Ataturku dha leje zyrtare dhe si ambasador u emėrtua Xhavit Leskoviku i cili shkollėn e kishte mbaruar nė Turqi dhe pėr ca kohe kishte punuar si ushtarak nė ushtrinė turke. Kėshtu u hodh njė hap tjetėr pėr tė rregulluar lidhjet diplomatike. Pas kėsaj dy krerėt e shteteve uruan njėri-tjetrin per festėn e shpalljes sė Republikės nė Turqi mė 29 Tetor dhe fesėn e Pavarėsisė sė Shqiperisė mė 28 Nėntor.

Mė 9 shkurt 1934, me qėllim qė tė mbrohen kufinjtė dhe tė ketė paqe u firmos Pakti i Ballkanit. Ky Pakt u bė mes Turqisė, Greqisė, Yugosllavisė dhe Rumanisė. Bullgaria dhe Shqipėria s’morrėn pjesė pasi kėto dy shtete donin qė tė ndryshonin kufijtė. Menjėherė pasi u firmos ky pakt Atatturku emėrtoi si ambasador nė Shqipėri Sekretarin e parė tė tij Zotin Ružen Ežref (Rushen Eshref). Mė 2 prill 1934, Ružen Ežrefi u nis nga Ankaraja e me 8 prill arriti nė portin e Durrėsit kurse me 15 prill i dha Mbretit Zog dokumentin e emėrtimit.

Mbreti i shqipėrisė Ahmet Zogu pėr arsye se kishte marrė shumė borxhe nga Italia s’kishte rrugė tjetėr veē tė ndiqte vijėn politike tė Italisė si rrjedhojė marrėdhėniet me Turqinė nuk u forcuan shumė. Mbi tė gjitha nė vitin 1936, motra e Zogut, Princeshė Sanija u martua me Princ Abid, djalin e Abdulhamidit tė dytė. Qeveria Turke mbajti qėndrim kundur kėsaj martese dhe Ambasadori i Turqėsė nė Tiranė shkrimtari Jakup Kadri Karaosmanošlu nuk mori pjesė nė ceremoninė e dasmės. Mė vonė me urdhėrin qė mori nga Ministria Punėve tė Jashtme tė Turqisė iku nga Tirana. Qėndrimi i Ambasadorit ndaj kėsaj martese nuk iu bė e ditur popullit turk kurse qeveria e Zogut bėri tė ditur qė ikja e Ambasadorit nga Tirana la pėrshtypje shumė tė keqe tek populli shqiptar. Po nė kėtė vit, Mberti Zog do ta mbyllte edhe njė herė Ambasadėn Shqiptare nė Turqi dhe edhe kėtė herė do tė nxirrte si prektekst vėshtirėsitė financiare.

Duke patur parasysh qėndrimin e drejtė tė Ataturkut ndaj politikės sė Zogut ėshtė normale qė marrėdhėniet Tuqi-Shqipėri nė kėto vite s’u zhvilluan mjaftushėm. Siē vihet re edhe nė dokumentat e mėsipėrm nė kohen e Ataturkut marrėdhėniet mes dy shteteve herė pas here janė ndėrprerė por kjo s’ėshtė pėr arsye tė interesave tė kėtyre shteteve. Siē tha dhe Ataturku nė kuvendin popullor turk interesat e dy shteteve ishte tė mbėshtesin njėri-tjetrin.

Turqia ishte njė republikė e re dhe kėrkohej qė mbarė populli turk tė pranonte e tė pėlqente republikėn. Shqipėria pasi bėri kalimin nga republikė nė mbretėri s’ishte mė nė gjendje qė tė krijonte njė vijė politike tė vetėn. Eshtė normale qė megjitėse dy popujt rrojtėn pėr shekuj tė tėrė bashkė tė ndikohen nga kėto ngjarje. Nga ana tjetėr nė Shqipėri kishte shumė mbėshtetės tė Republikės e kjo krijonte njė rrezik politik pėr mbretin. Mbi tė gjitha acarimi midis dy shteteve s’ishte vetėn mga fakti i ndryshimit tė mėnyres sė udhėheqjes.

Marrėdhėniet e Mretėrisė shqiptare me Mussolinin, po nė tė njėjtat vite acarimi i marrėdhėnjeve mes Ataturkut dhe Mussolinit ishte njė shkak tjetėr qė shpjegon pėrse herė pas here u ndėrprenė marrėdhėniet Shqipėri-Turqi. Pasi siē dihet nė kėto vite Mussolini nė disa fjalime qė ka bėrė prentendonte tė merrte tokat Turke e per kėtė arsye Turqia  bėri protestė ndaj tij.

SHĖNŻME



[1] ACAROŠLU M. Türker e tė tjerėt, Atatürk’ün Bütün Eserleri, V.10, f.149 Stamboll, 2003

[2] ACAROŠLU M. Türker e tė tjerėt, Atatürk’ün Bütün Eserleri, V.12, f.289 Stamboll, 2003

[3] SHPUZA Gazmend, “Atatürk ve Arnavutluk-Türkiye Żližkileri” nė Revistėn ,atatürk Yolu, Ankara, 1993, V.11, f. 312

[4] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 284

[5] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 292

[6] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 292-293

[7] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 293

[8] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 296

[9] ŽŻMŽŻR Bilal M., Atatürk ve Yabancż Devlet Bažkanlarż, v. 1, Stanboll, 1993, f. 302-303